POLITIKE

“Jemi të gatshëm për çdo lloj lufte me SHBA”- Pentagoni i përgjigjet Kinës: Jemi të përgatitur!

Ditën e djeshme Kina ka deklaruar se ishte e gatshme për të luftuar kundër SHBA-ve një luftë të mundshme tregtare, ose ndonjë lloj tjetër lufte.

Këto kërcënime të Kinës erdhën në shenjë hakmarrje, pasi SHBA mori vendim për vendosjen e tarifave për disa mallra të Pekinit.

Por fill pas këtyre kërcënimeve të Kinës, ditën e sotme ka ardhur edhe kundër-reagimi i Pentagonit, që përmes Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se janë të gatshëm për të hyrë në luftë me Kinën, nëse është e nevojshme.

Këto deklarata të tij janë shënojnë një tjetër përshkallëzim në një luftë tregtare të vazhdueshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë, shkruan A2 CNN.

Hegseth sqaroi pozicionin e SHBA herët të mërkurën në një intervistë me Fox News, duke iu përgjigjur Ambasadës Kineze në SHBA, e cila tha se Pekini ishte gati të luftonte “çdo lloj” lufte.

“Ne jemi të përgatitur,” tha Hegseth, duke shtuar, “Ata që dëshirojnë paqen duhet të përgatiten për luftë”.

“Ne jetojmë në një botë të rrezikshme me vende të fuqishme, në rritje që kanë ideologji shumë të ndryshme,” tha ai. “Ata po i rrisin me shpejtësi shpenzimet e tyre të mbrojtjes, po modernizojnë teknologjinë. Ata duan të zëvendësojnë Shtetet e Bashkuara”, tha ai më tej.

“Nëse duam të pengojmë luftën me kinezët apo të tjerët, duhet të jemi të fortë,” vijoi ai më tej.

Shefi i Pentagonit këmbënguli gjithashtu se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka “një marrëdhënie të shkëlqyer” me homologun e tij kinez Xi Jinping dhe se bashkëpunimi dhe partneriteti mes tyre do të vijojnë aty ku është e mundur.

Hegseth theksoi megjithatë se roli i tij si sekretar i Mbrojtjes ishte të siguronte gatishmërinë për çdo konfrontim të mundshëm mes vendeve.

Kujtojmë se Kina paralajmëroi vonë të martën se do të përgjigjet nëse SHBA vazhdon me një luftë tregtare ose tarifore, pas vendimit të Trump për t’i dyfishuar tarifat në importet kineze, nga 10% në 20%.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago