BOTA

“Jeni i shqetësuar për raftet bosh nëpër dyqane pas tarifave të Trump?” Ja si përgjigjet sekretari i Thesarit

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha të hënën se nuk ishte i shqetësuar “për momentin” për dyqanet amerikane që mund t’ju mbarojnë artikujt për shkak të tarifave të presidentit Donald Trump.

Presidenti i SHBA-së ka prezantuar një tarifë bazë prej 10 përqind kundër shumicës së vendeve, dhe një taksë shumë më të lartë që arrin në 145 përqind për mallrat që vijnë nga Kina.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu prezantoi disa tarifa specifike sektoriale prej 25 përqind, dhe ka kërcënuar të rivendosë masa më të larta për dhjetëra partnerë tregtarë nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje për të ulur barrierat tregtare me Shtetet e Bashkuara.

I pyetur gjatë një interviste me “Fox and Friends” nëse ishte i shqetësuar për raportet e rafteve të zbrazëta për shkak të tarifave, Bessent u përgjigj:

“Jo për momentin”.

“Kemi disa shitës me pakicë të shkëlqyer.

“Supozoj se ata kanë porositur paraprakisht “, tha ai gjatë intervistës në Fox Neës.

“Mendoj se do të shohim disa elasticitete. Do të shohim zëvendësime dhe pastaj do të shohim se sa shpejt kinezët duan të ulin tensionet”, shtoi Bessent.

Shumica e vendeve zgjodhën të mos i përgjigjen tarifave të reja të administratës Trump, me përjashtim të Kinës, e cila u kundërpërgjigj me masat e saj të synuara kundër mallrave amerikane.

Pekini ka njoftuar tarifa reciproke deri në 15 përqind kundër mallrave bujqësore amerikane si soja, misri dhe mishi i viçit, dhe një tarifë shtesë minimale prej 125 përqind për të gjitha importet amerikane.

“Mendoj se është e paqëndrueshme nga pala kineze, kështu që ndoshta do të më telefonojnë një ditë”, tha Bessent.

“Në historinë e negociatave tregtare ose ngadalësimeve tregtare, është vendi me suficit ai që gjithmonë humbet më shumë”, shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago