POLITIKE

Jep alarmin mbesa e Titos: Në Bosnjë, qytetarët serbë po armatosen sikur më 1991

Svetlana Broz, mbesa e Josip Broz-Titos, tha për Monitor se në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës, qytetarëve po u shpërndahen armë si në vitin 1991.

Nga këndvështrimi i saj, Broz komentoi ngjarjet në rajon, raporton n1.

“Më duket sikurse tre dekadat e fundit, si një fuçi baruti – gjë që nuk është aspak befasuese. Imagjinoni Gjermaninë që pas Luftës së Dytë Botërore, aleatët e saj lanë Partinë Nacional Socialiste dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Hitlerit në pushtet. Kjo parti është ende e ndaluar me ligj edhe sot, dhe njëzet e tre nga njëzet e katër kriminelët e luftës të gjykuar në Nuremberg u dënuan me vdekje pas një gjyqi që zgjati tre vjet e gjysmë”, tha ajo.

“Këtu ndodhi e kundërta: pas luftërave nga viti 1995 deri më 1999, të gjitha partitë kombëtare që organizuan luftërat dhe i bënë ato kanë mbetur në pushtet deri më sot. Dhe gjyqet e ICTY-së për krimet e luftës kanë zgjatur për gati tridhjetë vjet. Të gjitha në emër të të drejtave të njeriut të të pandehurve, të cilët vranë më shumë se 100 mijë qytetarë dhe u shpërngulën 2.5 milionë vetëm në Bosnje. Ideologët e këtyre krimeve në një numër të madh sundojnë ende sot Ballkanin Perëndimor, si anëtarë të mafies më të fortë të krimit të organizuar në Evropë, të zgjedhur nga qytetarë të frikësuar, me bekimin e së njëjtës BE”, ka thënë Broz.

Lexo edhe: Zaev: Çmimi i energjisë elektrike nuk ndryshon së paku deri në fund të vitit
Ajo tha më tutje se ideja e krijimit të Serbisë dhe Kroacisë së Madhe duke i aneksuar territore Bosnje, ende nuk kanë vdekur.

“Idetë e Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe, të bazuara në pretendimet territoriale ndaj Bosnje, janë më të gjalla se kurrë më parë. Politikanët e paskrupullt janë gjithmonë të gatshëm, edhe tani, të sakrifikojnë qytetarë të panumërt për realizimin e tyre. Në Republikën Serbe, armët po shpërndahen për qytetarët këto ditë, ashtu si në vitin 1991”, tha mbesa e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë.

“Evropa dhe bota e panë pa koment shpërbërjen e përgjakshme të Jugosllavisë, përveç figurave të ndritura si Alexander Langer, shkrimtar dhe deputet i Parlamentit Evropian që vrau veten në protestë kundër heshtjes së paskrupullt të Evropës dhe institucioneve të saj. Pyetja e vetme është nëse ai do të heshtë përsëri?”, ka thënë ndër të tjera Broz.

Ndryshe, Milorad Dodik, lideri nacionalist serb i Bosnjës, kohët e fundit ka deklaruar se situata është bërë e paqëndrueshme në shtetin boshnjak.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago