Elsa Lila, këngëtarja e famshme shqiptare, ishte këtë të shtunë në Podkastit FLASIM me kryeministrin Edi Rama, ku rrëfeu uljet dhe ngritjet e jetës së saj.
Mes të tjerave, ajo rrëfeu edhe dy muajt e qëndrimit në burg në Itali, pasi akuzohej për lëndë narkotike, ndërsa në fund u lirua si e pafajshme.
“Më arrestuan për lëndë narkotike. Ishte një gënjeshtër e madhe. Kam qëndruar 2 muaj në burg. Kam qëndruar 2 javë në izolim. Ka qenë shumë e vështirë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë. Nuk kisha sensin e orës. Orientohesha vetëm nëpërmjet vakteve. Megjithatë, është një eksperiencë kaq e fortë psikologjike dhe nga aty nuk del më njësoj. 3 ditët e para nuk i mbaj mend si në ëndërr pasi as kam ngrënë dhe as kam fjetur. Muret ishin me emra, me data, me poezi. Kishte shumë energji të lënë aty brenda nga njerëzit me dhimbjen që kanë përjetuar aty brenda. Por unë e dija që do të dilja se isha e pafajshme dhe u mundova ta përdorja si një eksperiencë të jashtëzakonshme”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…