Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Kthimit dhe Komuniteteve, Dalibor Jevtic reagoi në profilin e tij në Twitter në lidhje me dorëheqjen e Lazar Daniq, anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Projektit në Zyrën për Komunitete në Qeverinë Kurti.
Jevtic shkroi se Rashiq vazhdon të abuzojë me pozicionin e tij zyrtar.
“I akuzuari për abuzim të pozitës së tij zyrtare, një lojtar bixhozi, Nenad Rashiq vazhdon të përdor paratë e qytetarëve për të shlyer borxhet e tij të lojërave të fatit. Tani në rolin e drejtorit përmes pozitës së “Drejtorit të Zyrës së Komuniteteve” – Skenari është i njëjtë: shpërdorimi i pozitës ”, ka shkruar Jevtiq.
Ndryshe, Daniq dorëzoi sot dorëheqjen e tij të pakthyeshme dhe tërhoqi nënshkrimin e tij nga vendimet për dhënien e subvencioneve për shkak të, siç tha ai, shkelje drastike dhe flagrante të rregullave të procedurës të përcaktuara me dispozitat e Dekretit të Ministrisë së Financave për kriteret, standardet dhe procedurat për financimin publik të organizatave joqeveritare.