ITALY - MAY 10: Jean-Paul II and Ibrahim Rugova in Rome, Italy on May 10, 1999. (Photo by Livio ANTICOLI/Gamma-Rapho via Getty Images)
Kryeimami i Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, kundërshton pretendimin e Don Shan Zefit se, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka vdekur sikur katolik.
Ai thotë se Don Shan Zefi po tenton që myslimanëve me zor t’ia marrë Ibrahim Rugovën.
“Ibrahim Rugova, kurrë nuk e ka mohuar përkatësinë islame dhe është varrosur me namaz e dua, në prezencë të familjes. Ta lejmë njeriun rehat në të drejtën e tij, tek e fundit, figurat e rëndësishme kombëtare i kemi të përbashkëta”, tha kryeimami Bislimaj.
Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi, në një emision televiziv ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova nuk ka vdekur si mysliman, “pasi që shpirti i tij ishte katolik”.
“Adnan Merovci thotë se ka vdekur si mysliman? Nuk dua të polemizoj me Adnanin por se ka qenë shpirti i tij katolik, këtë se mohon as Zoti. Rugova kurrë nuk ka vdekur si mysliman. Unë kam qenë edhe në varrimin e tij pasi kam qenë anëtar i këshillit të varrimit dhe aty është thënë se Rugova nuk shkon as si mysliman e as si katolikë por si burrështetas. Ka pasur edhe mbështetjen time. Pasi është kryer varrimi hoxhallarët kanë bërë ato lutjet e tyre dhe janë shpërndarë në popull”, ka thënë Don Shan Zefi.
Ndërkaq, kryeimami i Bashkësisë Islame në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj thotë se “Don Shan Zefi , ia ka mësy me na marr Ibrahim Rugovën!?”.
“Edhe na, për inat, nuk do t’ia japim, veç nëse na merr me zor!”, shprehet ai.
“Çudi, duket i mençur, por po harron se politikanët sjelljen multikulturaliste e kanë zanat. Ata, duken si të gjithë, por janë si asnjëri!”.
“Në fakt, sa më ‘kosmopolit’, aq më i mirë si politikan”.
“E, presidenti Rugova ka qenë i veçantë në politikëbërjen e tij. Nëse ndonjëherë paskësh treguar ndonjë vlerësim për katolicizmin apo sjellje përulësie për Papën, ai, këtë e ka bërë si politikan, jo ndryshe”.
“Edhe kur e ka mbajtur në zyre Papën e Nënën Terezë, njësoj si politikan.Përndryshe, më për qejfi e ka pasur Pjeter Bogdanin, për të ka shkri’, mund e dashuri!”.
“E sa i përket mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës nga Vatikani, Don Shani, edhe pse u tregua i sinqertë, megjithatë përsëri gaboi. Diqysh, atë simpati që e kemi për Vatikanin, paksa na qiti prej qejfit, u bëmë nervozë. Se, megjithatë, ne shqiptarët jemi inatçorë, veç me na këqyr shtrembër dikush, sytë s’dojmë me ia pa, e lëre më, me na injoru, për shkak të fesë”.
“Për hirë të raporteve tona vëllazërore, Don Shani nuk ka pasur nevojë që ta thotë një gjë të tillë, edhe nëse është e vërtetë”.
“Populli ynë, ka nevojë t’i ofrojmë relaksim, dashuri e për bashkim!”/PrizrenPress.com/
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…