BOTA

Jinping pret Putinin në Kinë, Pekini mbledh 20 diktatorët globalë në një sfidë ndaj perëndimit

Presidenti rus Vladimir Putin gjendet në Kinë, për të marrë pjesë në një samit rajonal të sigurisë me të cilin Pekini shpreson t’i kundërvihet ndikimit perëndimor në çështjet globale. Në vizitën e rrallë në shtetin fqinj dhe partnerin më të madh tregtar të Rusisë, Putin u prit me tapet të kuq nga zyrtarë të lartë kinezë, në një event të shfaqur drejtpërdrejtë nga mediat ruse.

“Lidhjet mes Kinës dhe Rusisë janë më të mirat në histori pasi janë bërë më të qëndrueshmet me të pjekura dhe me të rëndësishmet nga pikëpamja strategjike, mes vendeve të mëdha”, tha televizioni shtetëror kinez CCTV në raportimin për mbërritjen e Putin.

Presidenti kinez do të presë rreth 20 liderë botërorë në Tianjin, në samitin dy ditor të Organizatës së bashkëpunimit të Shangait, në takimin më të madh që prej themelimit të grupit në vitin 2001 nga 6 shtete. Grupi i fokusuar tek siguria është zgjeruar duke përfshirë edhe 10 pjesëtarë dhe tjerë të përhershëm dhe 16 vende vëzhguese gjatë viteve të fundit. fusha e veprimit të tij është zgjeruar nga siguria tek kundër terrorizmi, ekonomia dhe bashkëpunimi ushtarak.

Jinping pritet të shfrytëzojë samitin për të treguar se si do të dukej një rend post Amerika, duke i dhënë gjithashtu një fitore të madhe diplomatike Rusisë, e goditur nga sanksione për luftën në Ukrainë.

Një ditë para vizitës në Kinë, Putin sulmoi sanksionet perëndimore në një intervistë për agjencinë e lajmeve Xinhua, duke thënë se Moska dhe Pekini bashkarish kundërshtonin masat diskriminuese në tregtinë globale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago