BOTA

“Jo skllevër, por qytetarë!”/ Protestat më të mëdha në 30 vite ‘ndezin’ Kinën, studentët refuzojnë masat anti-Covid dhe kërkojnë largimin e Xi Jinping

Protestat kundër politikës “zero-Covid” të Presidentit Xi Jinping tronditën Kinën nga Pekini në Shangai ditën e djeshme në një nga tubimet më të mëdha publike kundër qeverisë prej vitesh në vendin aziatik.

Për herë të parë në më shumë se 30 vjet, studentë demonstrues vërshuan në mjediset e dy universiteteve në Pekin teksa turmat në Shangai brohorisnin “poshtë Partia Komuniste Kineze” dhe kërkuan hapur largimin e presidentit Xi.

Qindra protestues dhe policë u përleshën në Shangai, me shumë që tundnin fletët e bardha në një protestë simbolike kundër censurës.

Disa protestues u treguan të guximshëm për të shpjeguar veprimet e tyre: “Nëse nuk guxojmë të flasim sepse kemi frikë se na burgosin, mendoj se njerëzit tanë do të zhgënjehen nga ne,” tha një studente në një video që është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale. “Si studente e Tsinghuas, do të pendohesha për pjesën tjetër të jetës sime nëse nuk do protestoja.”

Studentët kanë qenë ndër ata që janë prekur më keq nga tre vjet kufizime e bllokimit që synojnë çrrënjosjen e Covid-19 në Kinë, ku shumë prej tyre kanë kaluar pjesën më të madhe të viteve të fundit në izolim.

Kombi kinez është lodhur dhe stresuar nga masat e parandalimit dhe kontrollit të Covid në vend, të cilat përfshijnë teste të shpeshta PCR dhe bllokime të papritura të lëvizjes së qytetarëve, ndërsa ky zhgënjim kaloi në zemërim pas vdekjes së dhjetë personave të bllokuar në një zjarr në qytetin Urumqi, në rajonin Xinjang ku banorët janë përballur me një bllokim prej më shumë se tre muajsh.

Vdekjet e tyre u fajësuan gjerësisht te masat e kontrollit që bllokuan rrugët e arratisjes dhe penguan përpjekjet e shpëtimit. Publiku i gjerë u nervozua më tej pasi një drejtues lokal i zjarrfikësve fajësoi viktimat, duke thënë se “mundësia e disa banorëve për të shpëtuar ishte shumë e ulët”.

Protestuesit në një zonë tjetër në qytet brohoritën: “Jo gënjeshtra por dinjitet, jo revolucion kulturor por reforma, pa lider por me fletë votimi, jo skllevër por qytetarë!” Qindra policë u përballën me grupet e protestuesve duke shpërndarë me dhunë turmat me gaz lotsjellës dhe duke shoqëruar disa njerëz.

Në qytetin jugperëndimor të Chengdu, protestuesit u mblodhën për të kërkuar heqjen përfundimtare të testeve PCR. “Jo mbyllje, por liri,” brohoritën ata. “Ne duam të shkojmë në punë. Ne duam të shkojmë në shkollë”.

Protesta të ngjashme janë raportuar gjithashtu në qytetin veriperëndimor të Xian, në qytetin jugor të Haikou, në qytetin qendror të Wuhan dhe në qytetin lindor të Hangzhou, ndërsa raportohet se këto tubime janë më të mëdhatë që nga 4 qershori 1989, kur qindra studentë dhe banorë u vranë kur forcat kineze hapën zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur pro-demokracisë në sheshin Tiananmen, teksa numri i saktë i viktimave nuk është konfirmuar kurrë.

“Nga dje deri sot, nga Pekini në Chengdu, nga Shangai në Wuhan, protesta masive të madhësive të ndryshme kanë shpërthyer në shumë qytete dhe të gjitha kanë kërkesa politike,” shkroi Wang Dan, një ish-udhëheqës studentor i protestave studentore të vitit 1989 më Facebook.

“Një revoltë publike mbarëkombëtare tashmë po ndodh,” shtoi ai, duke thënë se tensioni mund të zbutet nëse Pekini zbut qëndrimin e tij, por, nëse ata përdorin një politikë të dhunshme shtypjeje apo edhe hapin zjarr, do të ndodhë një ngjarje e madhe që do të ndryshojë botën”, tha Wang.

“Nëse Xi Jinping mobilizon ushtrinë, rënia e Partisë Komuniste Kineze, e cila ne mendojmë se do të ishte larg, mund të ndodhë shpejt.”

Ditët e fundit, postimet që vënë në pikëpyetje politikën zero të vendit për Covid-in janë përhapur në mediat sociale, si dhe pjesë video të protestave, megjithëse ato janë hequr shpejt, duke bërë që demonstruesit në rrugë të denoncojnë censurën, teksa protestat u zhvilluan në 53 universitete në të gjithë vendin , sipas videove me burim nga turma.

“Këto protesta tregojnë se njerëzit kanë arritur kulmin e tolerancës së tyre ndaj kufizimeve të Covid-19,” tha në një deklaratë Hana Young, zëvendësdrejtoresha rajonale e Amnesty International. “Qeveria kineze duhet të rishikojë menjëherë politikat e saj Covid-19 për të siguruar që ato të jenë proporcionale dhe të kufizuara në kohë. Të gjitha masat e karantinës që përbëjnë kërcënim për sigurinë personale dhe kufizojnë në mënyrë të panevojshme lirinë e lëvizjes duhet të pezullohen.”

Organizata gjithashtu i kërkoi Pekinit të lejojë njerëzit të shprehen, duke bërë thirrje që njerëzit në Kinë të protestojnë në mënyrë paqësore pa u përballur me ngacmimet dhe ndjekjet penale. Autoritetet kanë treguar zero tolerancë ndaj opozitës, veçanërisht në dhjetë vitet e fundit nën Presidentin Xi, por kjo nuk i ka ndalur protestat. Në vend që të penalizojë popullin, qeveria duhet të dëgjojë thirrjet e tyre. Autoritetet duhet t’i lënë njerëzit të shprehin lirisht mendimet e tyre dhe të protestojnë në mënyrë paqësore pa frikë nga hakmarrja.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago