Jo të gjithë çeçenët krah Kadyrov-it! Si i luftojnë rusët në Ukrainë

Shumë çeçenë po luftojnë në Ukrainë, jo krah ushtrisë ruse por kundër saj. Publiku është i njohur me çeçenë të udhëhequr nga Ramzan Kadyrov, një njeri që Putin e ka emëruar president të Çeçenisë. Megjithatë, disa grupe çeçene po luftojnë në anën e ushtrisë ukrainase.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, u formuan dy batalione çeçene. Njëri quhet “Dzhokhar Dudayev” (presidenti i parë i Çeçenisë në fillim të viteve 1990), tjetri “Sheikh Mansur” (udhëheqës i kryengritjes kundër zgjedhës ruse në Çeçeni në fund të shekullit të 18-të).

Pamjet më poshtë tregojnë çeçenë të njësisë “Sheikh Mansur” duke sulmuar pozicionet ruse në pjesën e pushtuar të Kievit, ose, siç thuhet në faqen zyrtare të Ushtrisë së Ukrainës, në zonën midis periferive të Buchas dhe Hostomelit.

Vullnetarët çeçenë nga njësia “Sheikh Mansour” kanë qenë aktivë në Ukrainë që nga viti 2014. Ushtria ukrainase thotë se u është shumë mirënjohëse këtyre vullnetarëve çeçenë për kontributin e tyre të deritanishëm në luftën kundër agresorit rus.

“Armiku ynë kryesor është Rusia. Moska ka dislokuar forcat e saj në Ukrainë dhe ne synojmë të luftojmë deri në njeriun e fundit. Është hakmarrje për çeçenët dhe mbrojtja e popullit ukrainas. Kur erdhëm për të ndihmuar ukrainasit, treguam fytyrën e vërtetë të Çeçenisë. Shumë na janë mirënjohës për këtë”, tha komandanti i njësitit, Muslim Ceberlovski.