EKSKLUZIVE

Joe Biden në vitin 1999: Ne duhet të hyjmë me trupa në tokësore në Kosovë, duhet të shkojmë drejt e në Beograd dhe ta arrestojmë Millosheviçin

Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Bidenn, së bashku me dy senatorët Bob Dole dhe John McCain gjatë një debati në emisionin politik “Meet the Press” po debatonin për bombardimet e NATO-së në Kosovë, në vitin 1999.

Ish zv.Presidenti amerikan Joe Bidenn, tani kandidat i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara,  kundër Presidentit aktual Donald Trump, në vitin 1999 ishte ithatar i ndërhyrjes tokësore në Kosovë, shkruan FM Images.

Joe Biden në Meet the Press”

Tim Russert: Senator Biden, a mos po e zbut pak qëndrimin presidenti?

Joe Biden: Shihni, në Uashington ka vetëm tre njerëz që mendojnë se duhet të shkojmë drejt e në Beograd dhe ta arrestojmë Millosheviçin.

Le të mos e gënjejmë veten, jemi vetëm tre njerëz (Biden John McCain dhe Bob Dole), të tjerat që thuhen janë llafe kot.

Kongresi republikan as që dëshiron të votojë për bombardime, forcat e NATO-s as që e kanë në mend idenë e dërgimit të trupave tokësore.

Nëse Presidenti e do këtë ose jo, kjo nuk ka rëndësi. Pyetja, mendoj unë, është se çfarë do të quajmë fitore.

Kemi qenë edhe më parë në këtë emision.

Përkufizimi i fitores është nxjerrja e të gjitha trupave jashtë Kosovës, kthimi i shqiptarëve në Kosovë dhe hyrja në Kosovë e një force të udhëhequr nga NATO.

Kjo (që thuhet tani) nuk është fitore totale. Kjo nuk është fitorja që dua unë, nuk është fitorja që do John McCain.

Unë e kam thënë: Ne duhet të hyjmë me trupa në terren. Ne duhet ta themi hapur se do të ketë viktima amerikane.

Ne duhet të hyjmë në Beograd dhe ta okupojmë vendin siç bëmë në Gjermani dhe Japoni.

Duhet të hapim gjyqe publike, për ta hequr maskën e viktimizimit të serbëve, që njerëzit në Serbi ta dinë se çfarë ka ndodhur.

Është e vetmja gjë që mund të funksionojë. Por përveç ne të treve, askush tjetër nuk ka folur për këtë qysh në fillim.

Pra, kur presidenti thotë se nuk është për fitore totale, ai nuk është për atë që duam ne, dhe asnjëherë nuk ka qenë.

As NATO dhe as asnjeri tjetër nuk ka qenë përveç ne të treve.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago