Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se vënia e forcave parandaluese bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë nga Vladimir Putin është “një shpërqendrim nga realiteti i asaj që po ndodh në Ukrainë”.
Ai lavdëroi ukrainasit për “luftimin me më shumë rezistencë nga sa kishte patur Kremlini”.
Sipas tij, ajo që po ndodh në kontinentin evropian është një katastrofë absolute” .
Johnson hodhi dyshime mbi negociatat e mundshme midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në përpjekje për të zgjidhur krizën.
Presidenti Volodymyr Zelensky ra dakord që të dyja palët mund të takohen në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, duke refuzuar fillimisht një ofertë për bisedime në Bjellorusi.
Por Johnson tha se nuk kishte parë asgjë që të sugjeronte se Putin ishte i vërtetë në ofertën e tij.