Sot, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka vizituar papritmas shtetin e Ukrainës, i cili është në luftë me Rusinë.
https://www.youtube.com/watch?v=ULoMjokCawU&ab_channel=FMImagesAlbania
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se së bashku me Johnson kanë vizituar kryeqytetin, Kiev, që pak ditë më parë forcat ruse u tërhoqën nga pushtimi.
Zelensky tha se me ndihmën e miqve, sikurse Britania, po i afrohen fitores.
“Fatkeqësisht, heronjtë tanë vazhdojnë të vdesin çdo ditë në vijën e frontit duke luftuar me pushtuesit rusë, por me ndihmën e miqve tanë besnikë si MB, ne i afrohemi fitores çdo ditë. Faleminderit Boris Johnson për vizitën dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne do të fitojmë, nuk kemi rrugë tjetër!”, shkroi ai