Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka thënë se është thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga sjellja e Vladimir Putin, me të cilin ishte i afërt, por që ka marrë “një përgjegjësi shumë serioze ndaj gjithë botës” me sulmin e tij ndaj Ukrainës.
” Nuk mund dhe nuk dua ta fsheh faktin se jam thellësisht i zhgënjyer me sjelljen e Vladimir Putin, i cili ka marrë një përgjegjësi shumë serioze për të gjithë botën. E takova gati njëzet vjet më parë dhe ai më dukej gjithmonë një demokrat dhe njeri i paqes”, tha Berlusconi gjatë një kongresi të partisë së tij Forza Italia..
Berluskoni deri më tani është përmbajtur nga kritikat publike të Putinit. Kur ishte në pushtet, Berlusconi kishte mbajtur miqësi personale me presidentin rus, duke arritur deri aty sa ta ftonte për pushime në rezidencën e tij luksoze në Sardenjë.
”Përballë tmerrit të masakrës së civilëve në Butch dhe zonave të tjera, krimeve të vërteta të luftës, Rusia nuk mund të mohojë përgjegjësitë e saj, ” shtoi Berlusconi.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…