Kryeministri i dorëhequr britanik, Boris Johnson, me uniformë ushtarake veshur ka shkuar në vendin ku mijëra trupa ukrainase po trajnohen nga ushtarët britanikë.
Përkundër që Johnson është në fund të përfundimit të detyrës së tij si kryeministër pas dorëheqjes që dha, ai po vazhdon mbështetjen e tij ndaj Ukrainës.
“Këtë javë vizitova trupat ukrainase që po trajnohen nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire. Mbretëria e Bashkuar është zotuar që të bëjë gjithçka që të ndihmojë Ukrainën të vazhdojë të zmbrapsë agresionin rus”, ka shkruar Johnson në Twitter, transmeton Gazeta Express.
Forcat britanike kanë filluar trajnimin e ushtarëve ukrainas në një program të ri për të ndihmuar në luftën e tyre kundër Rusisë.
Deri në 10,000 ushtarë ukrainas janë paraparë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar për trajnime të specializuara ushtarake që do të zgjasin disa javë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…