BOTA

Jordania arreston 16 persona të “Vëllazërisë Myslimane”, planifikonin sulm ndaj mbretërisë

Jordania tha të martën se kishte arrestuar 16 persona të lidhur me “Vëllazërinë Myslimane”, të cilët ishin trajnuar dhe financuar në Liban dhe kishin planifikuar sulme ndaj objektivave brenda mbretërisë, përfshirë raketa dhe dron.

Autoritetet thanë se të paktën një raketë ishte gati për t’u lëshuar si pjesë e një operacioni që ishte nën vëzhgim nga forcat e sigurisë që nga viti 2021.

“Vëllazëria Myslimane“, një nga lëvizjet islamike më të vjetra dhe më me ndikim në botën arabe, në një deklaratë dërguar Reuters mohoi çdo lidhje me komplotin në fjalë, duke thënë se se grupi kishte ndjekur gjithmonë një kurs politik paqësor dhe se dega e Vëllazërisë në Jordani kishte funksionuar legalisht për dekada, përcjell Insajderi.

Forcat e sigurisë gjetën një fabrikë të prodhimit të raketave pranë një fabrike dronësh, sipas një deklarate të Departamentit të Përgjithshëm të Inteligjencës të publikuar në mediat shtetërore.

Komploti kishte për qëllim dëmtimin e sigurisë kombëtare, mbjelljen e kaosit dhe shkaktimin e shkatërrimit material brenda mbretërisë, thuhet në deklaratë.

Të dyshuarit janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Sigurimit të Shtetit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago