Çdo gjë që sot po ndodhë në Malin e Zi e pret Serbinë nëse merr guximin të zgjidh çështjen e Kosovës, ka vlerësuar kryetari i LDP-së Çedomir Jovanoviç, duke shtuar se është koha të thuhet e vërteta, të merret qëndrim dhe të i tërhiqet vërejtja opinionit.
Në një deklaratë të shkruar për Tanjug theksoi se “sot, nesër, kur tentojmë të kryqëzohemi me mbetjet e Serbisë post-millosheviqiane, çështja e Kosovës është fitil për te”.
Ai mendon se trazirat në Malin e Zi, për të cilat si shprehet ai udhëhiqen nga kisha janë porosi për Serbinë që mos të tentojë t largohet “më larg se Gazimestani”.
“Shoqëria kriminale edhe më tutje në fuqinë më të madhe me bastion edhe në shoqërinë serbe edhe malazeze, ka vendos që përsëri të na shpie në konflikte qytetare “, tha ai.
Sipas tij ligji për liritë e besimit është çështje e institucioneve dhe shtetit malazez, sepse Mali i Zi është shtet sovran prandaj askush nuk ka të drejtë të me vetëdije ta destabilizoj.
Për Jovanoviçin atë që po bënë kisha në Malin e Zi është turp për te, si bashkësi fetare sepse në vend të pajtimit dhe bashkëjetesës “nxit derisa fton në besim “.
Ai konstaton se kisha sot është “dorë e zgjatur” e Rusisë dhe rretheve nacionaliste që kanë detyra.
“Dhe atë skenar e dimë, janë të njëjtit që në 2016-tën gjatë përpjekjeve të grusht-shtetit në Malin e Zi pyesnin a duhet njëjtë të veprohet edhe ne Serbi, duke krijuar kaos në qytetet malazeze, sot dërgojnë porosi tek pushteti në Serbi çka i pret nëse nisin zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, vlerëson Jovanoviç.
Ai shton se kisha sot nem Milo Gjukanoviçin sikur ka nëm në vitin 2001 pushtetin e atëhershëm, ” në 2003 vriste”, kaos për shkak të bisedimeve me shqiptarët dhe përpjekjes historike dhe për të gjitha marrëveshjet vendimtare të 2013 nëm presidentin Vuçiq dhe qeverinë e Serbisë.
Jovanoviç mendon se shoqëria duhet të kuptoj se kemi luftuar edhe rënë për qëllime të gabuara dhe duhet të tentojmë të “dalim nga llogoret” në të cilat shikohemi përmes nishanit, sikurse “nuk kemi vrarë edhe rënë mjaftueshëm”.