Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në mbrëmjen e sotme ka qëndruar në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast Haradinaj u shpreh se qëllimi i vizitës së tij në FSK, ishte për t’u shprehur respektin dhe falënderimin që edhe sonte në natën e Vitit të Ri, janë në shërbim të vendit.
Haradinaj u shpreh krenar me Ushtrinë e Kosovës, duke pohuar se janë krenaria e të gjithëve dhe po ashtu janë institucioni që kanë fituar besimin e aleatëve tanë.
“Qëllimi i ardhjes është të ju falënderojmë dhe shprehim respekt për ju dhe gjithë kolegët e juaj që çdo kohë, veçanërisht për ata që janë në detyrë e nuk mund të jenë bashkë me familjet e veta dhe t’iu them që krenohemi me ju me ushtrinë tonë. Njëkohësisht si ushtri e jona që jemi ne këtu, tani në këtë rast edhe unë e bëj vetën pjesë të juaj. Ne i shprehim falënderim edhe ushtarëve të NATO-s që shërbejnë në Kosovë, i dërgojmë përshëndetjet më të mira komandantit të KFOR-it këtu, komandantëve të brigadave. Komandantit të Bondsteel me kolegët e vet, që i kemi partner. Ajo që na bënë krenar, është se ju e keni pësimin e të gjithëve, pra e keni besimin e të gjithë popullit, pa dallime etnike. E keni besimin dhe respektin edhe të aleatëve, pra të ushtrive të botës, të miqve, që kur të vinë të ne në takime, fjalët më të mira për ju i thonë”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.
Ushtarët e FSK-së u shprehen të lumtur për mbështetjen e vazhdueshme që e kanë pasur nga kryeministri Haradinaj, por edhe vizitën e sotme e vlerësuan si shumë të rëndësishme.
Ata u shprehen të gatshëm që edhe në ndërrimin e moteve, nëse kërkohet nevoja janë të gatshëm me operuar, si brenda kazermave, ashtu edhe në gatishmërinë në thirrje për operacione reale.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…