KRYESORE

Judah pasi sheh Hotin tek zbarkon në Elysee: U gabova, dialogu bëka edhe pa Thaçin

Gazetari i njohur britanik dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Tim Judah, thotë se ka gabuar kur ka menduar që pa Thaçin pjesë të ekuacionit, nuk do të ketë asgjë sa i përket rinisjes së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Një qëndrim të tillë Judah e ka thënë pasi ka parë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, teksa ka zbarkuar para pallatit presidencial Elysee në Paris dhe pritjen që i është bërë nga presidenti Emmanuel Macron.

“Javën e fundit, mendoja që me Thaçin jashtë ekuacionit, asgjë s’mund të ndodhë për rinisjen e dialogut tash për tash, por me gjithë këto planifikime e aktivitete për ditët në vijim, duke filluar me këtë takimin e sotëm të Hotit me Macron, mendoj se kam gabuar”, ka thënë Judah.

Ai tutje ka thënë se të gjitha këto takime që janë planifikuar nuk do të jenë vetëm për shou.

“Ata nuk do ta bëjnë gjithë këtë vetëm për shou”, ka shtuar Judah.

Pas këtij takimi në Paris, Hoti do të participojë në Samitin virtual të Parisit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e që do të mbahet më 10 korrik.

Pas këtij Samiti, Hoti do të udhëtojë për në Bruksel, për takimin me Vuçiqin, që do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago