FOTO&VIDEO

Jusuf Buxhovi reagon për vëllaun që mbeti i ngujuar në Ukrainë

Historiani Jusuf Buxhovi, ka njoftuar se vëllau i tij ka mbetur i ngujuar në Ukrainë, derisa atje ka nisur konflikti qe dy ditë me Rusinë.

Bashkim Buxhovi, në një prononcim live nga Ukraina, tha se ka mbetur i ngujuar atje dhe se është i sëmurë, kështu duke e bërë edhe më të vështirë të largohet.

‘’ Rrëfimi tronditës i tim vëllai – Bashkimit, nga Kijeva, përndryshe shkrimtar, autor i dy romaneve (“Sateliti i planetës së humbur” në dy vëllime dhe “Jeta në tri botëra”), i cili prej vitesh jeton në Ukrainë me familje..’’, shkroi historiani Jusuf Buxhovi.

“Unë me gruan dhe vjehrrën jemi në Kiev. Mirëpo, vajza ime dhe djali veçse janë nisur për rrugë. Për mua është me rëndësi që ata të shpëtojnë dhe të dalin përtej kufirit, pasi nga Kievi deri në kufi janë rreth 700 kilometra. Ata e kanë shumë të vështirë të dalin përtej kufirit, pasi deri atje ka shumë pengesa”.

“Ata janë nisur në mëngjes, më kanë lajmëruar më herët që janë 200 kilometra larg nga Kievi, por kanë shumë rrugë për të bërë”.

“Bombardimet janë duke vazhduar dhe po ka bombardime të forta. Shumë afër meje janë tanket ruse duke luftuar me ukrainasit dhe të njëjtit janë duke u bërë ballë. Kievi është i rrethuar dhe rusët janë duke u munduar që në çdo mënyrë të depërtojnë në të gjitha anët – por ukrainasit janë duke rezistuar dhe është duke u bërë një luftë e madhe”.

Tutje, Buxhovi tha se meqë është i sëmurë kronik, e ka të pamundur që të largohet nga Kievi, për atë edhe është ngujuar në një bodrum, teksa deklaron se për të është e rëndësishme vetëm t’i shpëtojnë fëmijët.

“Unë jam i sëmurë kronik dhe e kam shumë të vështirë të largohem, për atë nuk kam mundur të udhëtoj dhe jemi duke qëndruar në një bodrum. Për mua ka rëndësi vetëm që fëmijët të më shpëtojnë”, tha Buxhovi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

7 orë ago