Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zahkarova, në një konferencë për media ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën, duke thënë se ato mund të përballen me pasoja ushtarake dhe politike, nëse tentojnë të futen në NATO.
“Natyrisht, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake siç e kuptoni mirë, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike, të cilat do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reagimi”, tha Zakharova në një konferencë.
Kjo deklaratë e Zahkarovës vjen, pasi të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s mbi situatën në dhe rreth Ukrainës të premten. Në të njëjtën ditë, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se Finlanda do të jetë e gatshme të anëtarësohet në NATO “nëse çështja e sigurisë kombëtare rrezikohet”.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…