Ka 100 makina, por koleksioni “i zi” i Mayweather është më i veçanti

Jo më kot ka nofkën “Money Man”, “Njeriu i parave”. Floyd Mayweather ka zbuluar koleksionin marramendës të makinave, me një Ferrari, një Maybach dhe pesë Rolls-Royce.

Në fakt, ky është koleksioni vetëm me makina të zeza, pasi ish-kampioni i boksit besohet se ka në total 100 mjete në pronësi. Pasi u tërhoq në vitin 2017, ai u bë boksieri i parë miliarder, me një karrierë të mrekullueshme gjatë së cilës arriti 50 fitore dhe asnjë humbje.

Në garazhin e veçantë Mayweather ka një Phantom që kushton 355 000 paund, një Phantom Drophead Coupe që kushton 367 mijë paund, një Daën që kushton 264 mijë paund, një Wraith që kushton 364 mijë paund dhe një Rolls-Royce Cullinan që kushton 300 mijë paund. Gjithashtu aty gjendet edhe një Ferrari 488 me vlerë 238 mijë paund dhe një Maybach me vlerë 172 mijë paund.

Jashtë koleksionit “të zi” Mayewather ka edhe një Bugatti Chiron që kushton 2,8 milionë paund dhe një Mercedes G-Wagon që kushton 140 mijë paund.