BOTA

“Ka frikë se do të vritet, në Rusi nuk ka falje për carët që humbin luftërat”, zyrtari i inteligjencës ukrainase: Putin po lufton për jetën e tij

Vladimir Putin po ‘lufton për jetën e tij’ dhe ka frikë se mund të vritet nëse Rusia pëson humbje të tjera të rënda pas çlirimit të Khersonit, ka pohuar një figurë e lartë e inteligjencës ukrainase.

Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të shtabit të Volodymyr Zelensky, tha se rimarrja e territorit të kontrolluar nga Rusia ka rritur në mënyrë dramatike frikën në Kremlin se Ukraina do të fitojë luftën.

Ai tha për The Times se ‘Putini është shumë i frikësuar sepse nuk ka falje në Rusi për carët që humbin luftërat”, ndërsa shtoi se “nëse ai e humb luftën, të paktën në mendjet e rusëve, do të thotë fundi. Fundi i tij si figurë politike. Dhe ndoshta edhe në kuptimin fizik.”

Rëndësia e madhe e Khersonit për Kremlinin, si për shkak të lidhjes së tij me Krimenë e aneksuar dhe portin e Odesës të Ukrainës në perëndim e bëri atë një humbje të turpshme për Putinin kur ai urdhëroi trupat e tij të tërhiqeshin javën e kaluar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago