Hoxha dhe teologu Neki Kaloshi ishte mëngjesin e kësaj të marte në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth censit të popullsisë.
Ai tha se në krijimin e pyetësorit të censusit ka pasur probleme ndaj ai i shikon me skepticizëm rezultatet e tij.
“Ti duhet ta bësh pyetësorin të kuptueshëm për njerëzit. Ne census pyetet çfarë je? Unë jam mysliman. Pyetja tjetër është, sa praktikant je? Me çfarë tagri ti i kërkon këtë?
E dini kush është mysliman? Mysliman është çdo njeri që ka bërë shehadetin, pra ka pranuar që ka vetëm një Zot dhe Muhamedi a.s. është i dërguari i tij. Çdo njeri që e ka bërë këtë deklaratë edhe nëse nuk ka shkuar asnjë ditë në xhami është mysliman”,-tha hoxhë Kaloshi.