Shumë nga 41 anëtarët e kabinetit të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj kanë bërë luks me para të shtetit.
Pa përfshirë pagat, harxhimet që ka bërë për dy vjet vetëm kabineti i Haradinajt kanë mbërritur në shumën 966.307.34 euro, raporton Koha Ditore.
Avni Arifi ka harxhuar mbi 50 mijë euro, 11 mijë prej të cilave i ka arkëtuar si mëditje. Gani Demaj, që e ka pasuar Arifin në detyrë, ka harxhuar mbi 20 mijë euro, për të cilat Zyra e Kryeministrit nuk ka treguar se ku janë çuar.
Në mesin e shpenzuesve të mëdhenj janë edhe Erolld Belegu dhe Gazmend Abrashi, të cilët i përkasin botës së biznesit, e që në këtë mandat i kanë shërbyer Haradinajt.
Në dokumentin që e ka siguruar “Koha Ditore”, janë të përfshirë edhe Donjeta Gashi, Labinot Smajlaj, Arianit Shehu, Meliza Haradinaj, Diana Rugova, Leutrim Likaj, Alban Dermaku, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Serbeze Osmani e shumë të tjerë.