Aktualisht tema më e përfolur në politikë vazhdon të jetë koalicioni në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe çështja e presidentit të vendit, derisa po kundërshtohet që presidenti të jetë pjesë e marrëveshjes se dy partive që pritet të lidhin koalicion.
Emri i përfolur edhe më parë për president të mundshëm të Republikës se Kosovës është përmend Murat Jashari përfaqësuesi i familjes Jashari dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.
Jashari në një bisedë për “Bota Sot” ka thënë se nuk ka asgjë në këtë punë dhe se ai nuk e di kush qëndron mbrapa kësaj pune.
“Realisht nuk ka asgjë në këtë punë dhe nuk e di se kush qëndron mbrapa kësaj pune. Nuk e di se çfarë po ndodh në ketë vend dhe konsideroj se median e konsideroj si mision fisnik, mirëpo pom doket edhe besnikërinë e këtij misioni jemi duke e lënduar kapak. Ka një kohë që jam terhek dhe nuk po prononcohem për media dhe jam tërhek nga të gjitha postet publike që kanë të bëjnë më profesionin tem dhe nuk e kam parë të arsyeshme të deklarohem” ka thënë Jashari.
Murat Jashari ka shpjeguar se deri më tani nuk e ka kontaktuar askush për çështjen e presidentit dhe se nuk ka asgjë nga ajo punë dhe është deklaruar se nuk është për atë pozitë .
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…