Kaçaniku mori epitetin e qendrës së xhihadizmit, Lul Raka: Padrejtësisht ka pasur njollosje

Puna e tij si mikrobiolog ndikoi që Lul Raka të zgjidhet si Europiani i vitit nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

“Kjo është meritë e të gjithëve, e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e të gjitha institucioneve në të gjitha nivelet”, thotë Raka.

Çmimi që iu nda Rakës është i treti me radhë që shkon në Kaçanik. Para tij e morën edhe dramaturgu Jeton Neziraj dhe biznesmeni Visar Ramajli që vijnë nga kjo komunë që pati marrë epitetin e qendrës së xhihadizmit në vend.

“Padrejtësisht ka pasur njëfarë njollosje si kryeqytet i xhihadizmit por me këto çmime të njëpasnjëshme në të gjitha fushat, art, ekonomi e shëndetësi është dëshmia më e mirë se ajo nuk është e vërtetë përkundrazi Kaçaniku tashmë është bërë qendër e europianizmit në Kosovë”, tha Raka për Klan Kosovën.

Çmimi ‘Europiani i Vitit” jepet çdo 9 maj ndërkaq këtë vit krah Lul Rakës të nominuar ishin edhe drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, vullnetarja Valbona Mazreku dhe gazetari e aktivisti Darko Dimitrijeviq