Poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare ka deklaruar se bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e çmimit nobel nga ana e shkrimtarit austriak Peter Handke.
Duke iu referuar polemikave lidhur me Peter Handken, nobelistin austriak që është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin, Kadare ka thënë në Seul se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes.
Ai ka theksuar se Handke është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje, transmeton atsh, përcjell KosovaPress.
“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”, ka thënë Kadare.
Ismail Kadare u shpall sot fitues i çmimit të njohur koreano-jugor të letërsisë, “Pak Kyong-ni”, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.