POLITIKE

Kadilli: Berisha hoqi “maskën” kur u prekën interesat dhe nxori defektet e kryetarit

“Më vjen keq për të gjithën që po ndodh në PD, pasi është një shpenzim energjisë të panevojshme. Sjellja e dy personaliteteve po shpenzon energjitë dhe po shfokuson fokusin nga goditja ndaj pushtetit dhe po degradon partinë. Akuzat e ndërsjella nuk i japin asnjë të mirë partisë, por tregojnë se partia është krejtësisht në konceptin e kryetarokracisë. Kemi një kryetar dhe asgjë tjetër nuk vlen. Nga ana tjetër kemi një ish-kryetar që sillet si kryetar ndaj kryetarit. Përplasja e këtyre të dyve për kapjen e karriges së kryetarit nuk i jep asnjë të mirë demokratëve, nuk i sjell asnjë të mirë qytetarëve sepse nuk kanë mbrojtjen e opozitës ndaj pushtetit”.

Kështu u shpreh në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kreun e Partisë Demokratike teksa ka komentuar përplasjet brenda partisë më të madhe opozitare në vend.

Më tej, Kadilli parashikon se përplasja do të zgjasë dhe nuk se nuk i shërben aspak demokratëve dhe qytetarëve.

“Kjo duket se do të zgjasë, për sa kohë ish-kryetari ka nisur një fushatë. Ngjan si një luftë pallati. Të vërtetat që tentojnë t’i përdorin kundër njëri-tjetrit tregojnë se këta dy burra kanë ditur shumë dhe duhet t’i kishin vënë në dispozicion të politikës, të demokratëve dhe jo të intrigës së tyre politike. Besoj se kanë qenë të përgatitur për këtë moment”.

Kadilli thekson se Berisha reagoi ndaj Bashës vetëm në momentin kur u prekën interesat e tij.

“Nuk mund të pranoj ish-kryetarin, i cili menjëherë sapo preket mbijetesa e tij politike e heq maskën dhe i nxjerr kryetarit çdo defekte që i kemi nxjerr ne kritikët apo sfidantët, të gjitha dyshimet e publikut, anëtarësia. Berisha do të thotë se i ka ditur, por i ka fshehur dhe kjo është mungesë përgjegjësie”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago