News24 ka qenë sot në banesën e Rozeta Dobit, e cila ndodhet pas hekurave për grabitje të disa banesave bashkë me djalin e saj. Gazetari Igli Çelmeta ka intervistuar bashkëshortin e pastrueses, Spartak Dobit.
Ky i fundit ka rrëfyer për gazetarin se nuk ishte në dijeni për këto vjedhje, madje pohoi se bënin një jetë të thjeshtë.
Mes të tjerash i moshuari, që kishte dalë dhe në pension, pohoi se makinën e parë ia kishte blerë vetë djalit. Madje ai shtoi se nuk ishte në dijeni se me çfarë merrej djali i tij, i cili kishte 3 makina luksoze.
“Nuk kisha dijeni për të vjedhjet, por punonte punëtore ne banesa pastruese neper shtëpi. Kishte 13 vjet qe punonte. Se di ne cilat banesa ka punuar gruaja. Por e di qe tek kjo gruaja njëherë e kam takuar, se mbaj mend me se është e ndare dhe me te shoqin dhe s’me hyn ne pune. Po ta dija do denoncoja vete.
Djali është përdorur nga bashkëshortja për të kryer këto vjedhje. Ku e dinte ai ku i mbanin njerezit leket ne shtepi? Dje i takova ne qeli. Ata ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Djali kishte perplasur koken ne dysheme, ishte çarë tek balli.
Bashkëshortja s’e ka pranuar e vetme fajin, por ka përfshirë dhe djalin e saj. Njeren makine ia kam blere une djalit. Edhe makina ime eshte e shtrenjte se kam marre parate e burgut. Kam bere burg sepse shava Enver Hoxhen”, tha ai.