Moti i keq i orëve të fundit po ndikon në aktivitetet detare gjatë gjithë bregdetit shqiptar. Ndërkohë që problematike duket situata në Durrës, edhe në Vlorë situata kërkon vëmendje, me dallgë që sipas autoriteteve kanë arritur 3 metra e gjysmë.
Për këtë arsye, autoritetet kanë shpërndarë masat që ndalojnë dhënien e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre, ndërkohë që vëmendje të shtuar i kërkohet të gjitha mjeteve lundruese që operojnë edhe brenda gjirit.
Deti i trazuar, Autoriteti Portual njofton vonesa për tragetet në Durrës
Masat parashikohen për një periudhë që shkon deri në mëngjesin e datës 22 nëntor, ku pritet një përmirësim domethënës.
Ndërkohë, të paktën për momentin, anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…