Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca duket se s’u morën vesh për diçka, në seancën e sotme të Kuvendit.
Teksa kryeparlamentari po merrej me procedimin e një votimi, kamerat fokusuan kryeministrin, zëvendësin e tij Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, të cilët dukeshin nervoz.
Kurti dhe Bislimi shihen duke iu ankuar Konjufcës, ndërsa kryeparlamentari argumenton diçka me ta, po ashtu.
Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca ishin mbrëmë bashkë për ta shikuar një film.
“Mbrëmë kisha kënaqësinë që së bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti dhe Shefin e stafit z.Ilir Kërçeli të kaloj ca çaste të këndshme artistike me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami”, shkroi Konjufca mbi fotografitë të cilat i publikoi në Facebook.
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…