LAJME

Kancelari austriak përmend për të keq investimet e Turqisë në Kosovë, kërkon përafrim me BE-në

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë se e konsideron Ballkanin Perëndimor si të rëndësishëm për shtetet e Bashkimit Europian edhe për arsye ekonomike.

Në këtë drejtim, ai tha se të tilla interesa kanë edhe shtetet e tjera ku përmendi rastin e ndërtimit të aeroportit të Kosovës nga Turqia.

“Ka shumë njerëz në Austri, të cilët mendojnë se mund të vënë në pikëpyetje angazhimin tonë dhe angazhimin tim si kancelar. Më pyesin se pse jeni kaq shumë në favor që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes europiane dhe e Bashkimit Europian, familjes në kuptimin më të pastër të fjalës. Përgjigjja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë – ka një arsye shumë pragmatike. Tashmë jemi në mes të investuesve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, por mos harroni, ka edhe shumë konkurrentë: Republika Popullore e Kinës, Emiratet e Bashkuara Arabe, është po kështu edhe Turqia, e cila ka ndërtuar aeroportin në Kosovë. Jo vetëm falë dashurisë për njerëzit, por edhe për të ndjekur interesa gjeopolitike”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.


Nehammer ka thënë se kjo është një arsye shumë pragmatike për të shpjeguar angazhimin e tij ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Se rajoni duhet të jetë më afër BE-së është edhe arsyeja e sigurisë. Këtu ai përmendi grupet e rrezikshme në Serbi, por tha se krimi s’njeh përkatës, prandaj ai duhet luftuar.

Kancelari austriak përmendi edhe shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe çmenduritë që ndodhën gjatë asaj periudhe. Ai tha se popujt e Ballkanit duhet të mësojnë edhe nga historitë e Europës dhe të afrohen mes vete.

“Jemi ndërmjetës të ndershëm kur vjen fjala për sjelljen e vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë ndërkohë që ata merren me të shkuarën dhe me historinë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago