Themeluesja e Qendrës Ligjore Humanitare, Natasha Kandiç, ka thënë se është e befasuar me bërjen publike të aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përpara se ajo të merrte konfirmimin e Gjykatës.
Ajo thotë se Specialja deri tani ka qenë shumë e kujdesshme dhe nuk ka praktikuar diçka të tillë deri tani, dhe përmend zhvillimet politike aktuale dhe takimin që pritej të mbahej në Washington më 27 qershor, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.
Kandiç megjithatë thotë se pret që aktakuza kundër krerëve më të lartë të UÇK’së të konfirmohet dhe thotë se “Grupi Drencia” do të jenë të parët në listë.
Ndër të tjera, Kandiç thotë se publiku në Serbi duhet të përgatitet, meqë gjykimet nuk do të fokusohet në trafikim organesh dhe në “Shtëpinë e Verdhë”, por do të fokusohet në gjëra për të cilat dihet shumë pak.
Aktakuza kundër Thaçit dhe Veselit është publikuar dje nga Prokuroria Speciale. Të dy janë të dyshuar për vepra të ndryshme.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…