Kandidati për president të Francës, Eric Zemmour, sulmohet në tubim

Kandidati i ekstremit të djathtë për president të Francës, Eric Zemmour, është sulmuar në tubimin e tij të parë të fushatës.

https://youtu.be/14yOpjCyfFU

Ndërsa 63-vjeçari lëvizte mes turmës për në skenë, një burrë e kapi për pak kohë nga qafa përpara se oficerët e sigurisë të ndërhynin.

Mediat lokale raportojnë se kyçi i tij është lënduar dhe se mjekët i kanë urdhëruar nëntë ditë pushim.

Ish-gazetari dhe eksperti njihet për pikëpamjet e tij të diskutueshme mbi emigrantët, Luftën e Dytë Botërore dhe fenë islame.

Në të kaluarën, fëmija i emigrantëve hebrenj algjerianë ka pretenduar se shteti francez i mbronte hebrenjtë gjatë konfliktit, kur në realitet regjimi kolaboracionist Vichy dërgoi mijëra hebrenj francezë në kampet naziste të vdekjes.

Pas javësh spekulimesh, Zemmour njoftoi të martën kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022. Ai po sfidon figurën e ekstremit të djathtë Marine Le Pen për udhëheqjen e së djathtës së fortë nacionaliste të Francës.