Këshilli i Evropës do ta zgjedhë më 15 nëntor raportuesin për Kosovën ku në mesin e kandidatëve është është edhe rusi Aleksey Kondratyev.
Kondratyev, që është anëtari i Asamblesë Parlamentaretë Këshillit të Evropës ka thënë oër Sputnikun se kundërshtimi i Prishtinës për zgjedhjen e tij nuk ishte gjë e re dhe se mentaliteti shqiptar i Kosovës duhet të kuptohet para së gjithash.
Ai tha se që nga hyrja e njësisë ruse në KFOR në territorin e Kosovës, shqiptarët kanë qenë shumë negativë për rusët dhe kanë treguar në çdo mënyrë që ata nuk janë të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim.
Gjatë ditës së mërkurë, një grup i gjerë i organizatave të shoqërisë civile kanë përkrahur një letër të hapur, dërguar për Këshillin e Evropës, ku bëhet thirrje që rusi Alexei Kondratiev të mos zgjedhet si Raportues për Kosovën, për shkak të veprimeve të tij të mëhershme në shkelje të të drejtave të njeriut.
Në letrën e hapur publike thuhet se shprehja e tij, në terma ksenofobik për Kosovën gjithashtu përmendet në letër si argument kundërshtues.
Letra e përkrahur nga mbi 40 organizata i është dërguar Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Presidentes së Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…