Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq ka bërë një reagim pasi presidenti i Çekisë i ka kërkuar falje Vuçiqit para disa ditësh për pjesëmarrjen e Çekisë në kuadër të bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, raporton Gazeta Express.
Kandiq ka shkruar në Twitter se presidenti çek akoma nuk ka dëgjuar që ushtria dhe policia serbe pa mëshirë ka vrarë mbi 7 mijë civilë shqiptarë për 78 ditë.
“Presidenti çek kërkoi falje për bombardimin e Ish-Jugosllavisë dhe “ka zgjidhur traumën e tij shumë vjeçare” duke kërkuar falje. Disa vite kanë kaluar dhe ai akoma s’ka dëgjuar që ushtria dhe policia e pamëshirshme e Serbisë ka vrarë mbi 7 mijë civilë shqiptarë për 78 ditë”, ka shkruar Kandiq.
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka kërkuar falje për përfshirjen e vendit të tij në sulmet ajrore të NATO-s gjatë luftës së Kosovës 1999. “Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të kërkuar falje për bombardimin e ish-Jugosllavisë,” tha Zemani të martën gjatë një vizite zyrtare të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Pragë.
Zeman, i cili shërbeu si kryeministër midis viteve 1998 dhe 2002 para se të merrte detyrën e presidentit në vitin 2013, tha se vendi i tij ishte “i fundit” në kuadër të NATO-s që dha miratimin për fushatën.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…