Kanoset drejtoresha e shkollës ku ishte vënë shenja e ndalimit të shamisë

Drejtoresha e shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, është kërcënuar dje përmes rrjetit social Facebook.

Kërcënimet drejt drejtoreshës kanë ardhur pasi shkolla të cilën ajo e drejton, kishte vënë një shenjë ndalimi të bartjes së shamisë, në të njëjtin vend ku ishin venë shenjat e ndalimit të pirjes së duhanit e të bartjes së armëve.

Pas kërcënimeve, Gjergjaj e ka lajmëruar rastin në polici, transmeton Klankosova.tv.

Drejtoresha nuk është tërhequr nga vendimi për të vendosur shenjën e ndalimit të bartjes së shamisë, duke thënë se kjo shkon në harmoni me udhëzimin administrative të Ministrisë së Arsimit.