POLITIKE

Deshtaku Trump kërkon ndihmë nga Putini për të luftuar presidentin Biden

Donald Trump i kërkon presidentit rus, Vladimir Putin të publikojë informacione kompromentuese që mund të ketë për djalin e presidentit Biden.

Në mes të kritikave për respektin e tij të lartë për presidentin rus ish-presidenti Donald Trump përdori këtë javë një intervistë me “Just the News” për t’i kërkuar Putinit të publikojë çdo informacion kompromentues dhe të dëmshëm që mnd të ketë ai për familjen Biden.

Ish-presidenti Donald Trump pretendon se një oligark rus i ka dhënë dhjetë vjet më parë Hunter Bidenit, djalit të dytë të presidentit Joe Biden, 3.5 milionë dollarë, për bashkëthemelimin e një kompanie.

Shtëpia e Bardhë e kritikoi ashpër Donald Trumpin për intervistën. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, tha se vetëm një Donald Trumpi mund t’i shkojë në mendje në një situatë të tillë se “tani është koha e duhur për të bërë skema me Vladimir Putinin dhe për t’u mburrur për lidhjet e tij me Vladimir Putinin”.

Taktikë e vjetër e Trumpit

Kjo nuk është hera e parë që Trumpi bën thirrje për ndihmë nga Rusia për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë.

Gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 kundër demokrates Hillary Clinton, republikani u bëri publikisht thirrje hakerëve rusë të ndihmonin në gjetjen e emaileve të Klintonit, duke thënë: “Rusi, nëse po dëgjon, shpresoj të jesh në gjendje të gjesh 30,000 emailet”.

Deri tani nuk ka asnjë provë që Hunter Biden është përfshirë në marrëdhënie të paligjshme me Rusinë. Por ai është nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë për evazion fiskal në lidhje me bizneset e tij në Kinë. Djali i presidentit është kritikuar nga Trump dhe të tjerët edhe për aktivitetet e tij financiare në Ukrainë, raporton DW.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago