Mësohet se autoritetet polake u ndeshën sot (8 nëntor) me një valë emigrantësh nga Bjellorusia, e cila akuzohet se po i shtyn qëllimisht refugjatët nga Lindja dhe Afrika drejt kufijve të Bashkimit Evropian.
Polonia e ka klasifikuar incident madhor vërshimin e qindra emigrantëve nga Bjellorusia fqinje brenda kufirit të saj. Persona të pajisur me çanta shpine dhe veshje dimri kaluan të hënën përmes pyllit rrugën lidhëse mes dy shteteve, ndërsa një grup i madh grash e burrash u filmuan duke u shoqëruar nga ushtria.
“Bjellorusia do që të shkaktojë një incident madhor, dhe sikur preferon që të ketë të shtëna dhe viktima,” tha zv.ministri i Jashtëm polak.
Prej muajsh, mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika tentojnë të hyjnë ilegalisht në vendet e BE-së, si Polonia, Letonia dhe Lituania, duke e parë Bjellorusinë si trampolinë. Bashkimi Europian ka akuzuar presidentin Aleksandër Lukashenko se po i sjell emigrantët me avion dhe po i drejton në kufijtë evropianë në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve që Brukseli i ka vënë për shkak të shtypjes më shumë se njëvjeçare të opozitës politike, medieve dhe shoqërisë civile.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…