Mbi 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në operacion të gjerë në Tiranë.
Lënda narkotike ishte fshehur brenda një kontejneri me banane. Dy persona janë arrestuar deri tani, ndërkohë që operacioni është në zhvillim.
Kontejneri kishte ardhur nga Ekuadori dhe për tre ditë kishte qëndruar në portin e Durrësit.
Mbrëmjen e sotme kontejneri me sasinë e drogës mes bananeve u tërhoq për t’u transportuar drejt kryeqytetit në magazinën që ndodhet në zonën e Vaqarrit.
Autoritetet shqiptare falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja arritën që të zbulonin trafikun e narkotikut.