BOTA

Kapet i dyshuari për vrasjen që tronditi SHBA-në

Luigi Mangione, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të shefit të UnitedHealthcare, Brian Thompson, është akuzuar për vrasje nga prokurorët në New York. tregojnë të dhënat e gjykatës.

Prokurorët në Pensilvani, duke përmendur ID të rreme dhe një shumë të madhe parash të gjetura në Mangione, argumentuan se ai mund të arratisej  dhe kërkuan që lirimi me kusht të refuzohej, raporton The Guardian.

Guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro tha se ai priste që Mangione të përballej së shpejti me akuza në New York.

Të hënën në mëngjes, Mangione u pa në një McDonald’s në Altoona, Pensilvani dhe u njoh nga dikush që më pas thirri policinë lokale.

Mangione ka lindur dhe është rritur në Maryland, thanë zyrtarët, me lidhje me San Francisko, Kaliforni, dhe adresa e tij e fundit e njohur ishte Honolulu, Hawaii.

Faqja e tij në LinkedIn tregon se ai ka studiuar në Universitetin e Pensilvanisë si për arsimin e tij universitar ashtu edhe për diplomën e tij master, duke u diplomuar në vitin 2020.

Brian Thompson ishte 50 vjeç kur u vra. Prej dy dekadash ai punonte për United Healthcare, një gjigant sigurimesh mjekësore, një kompani me 140 mijë punonjës, 280 miliardë dollarë xhiro, kompania e katërt më e madhe amerikane e listuar në bursë, me qendër në Minneapolis.

Pas një karriere në rritje të vazhdueshme, që nga viti 2021 Thompson ishte bërë CEO, me një pagë totale prej 10 milionë dollarësh, një milion paga, pjesa tjetër bonuse dhe përfitime të ndryshme.

Nën udhëheqjen e tij, kompania pa fitimet të rriten nga 12 miliardë dollarë në 16 miliardë dollarë në tre vjet.

I martuar, baba i dy fëmijëve, ai jetonte me familjen e tij në një periferi të Minneapolis.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago