Kapet në rrenë Kadyrovi i Çeçenisë, publikon foto duke u lutur kinse në Mariupol, e tradhton prapavija

krimineli çeçen, Ramzan Kadyrov, është kapur në rrenë teksa ka thënë se ka shkuar në Mariupol të Ukrainës për t’i takuar forcat çeçene atje. Kadyrov ka postuar një fotografi duke u lutur kinse në qytetin ukrainas, por e njëjta del të jetë gënjeshtër e tij.

Në Twitter është komentuar fotografia e Kadyrovit, ku thuhet se në ambientin që ai është duke u lutur tregon se ai nuk ndodhet në Ukrainë pasi në prapavijë shihet një kompani e benzinës e cila s’ekziston fare në Ukrainë por në Rusi.