BOTA

Kapet nëndetësja misterioze me 80 milionë euro kokainë, gjenden dy persona të pajetë

Një nëndetëse rreth 15 metra e gjatë me 2,6 ton kokainë është zbuluar në Oqeanin Paqësor, pranë Kolumbisë. Nëndetësja me kokainë me vlerës rreth 80 milionë euro u kap nga marina kolumbiane, ndërsa në të u gjetën edhe katër persona, dy nga të cilët të vdekur.

Autoritetet kolumbiane kanë shpërndarë edhe pamje të momentin kur shkarkojnë nëndetësen e mbushur me kokainë. Mediat spanjolle raportojnë se nëndetësja dyshohet se i përkiste Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), i cili është krijuar në vitin e largët 1964 deri në 2017-n dhe u përpoq të rrëzonte qeverinë dhe të krijonte një shtet komunist. Sipas mediave në Spanjë, ky grup është përfshirë në trafik droge, vrasje, rrëmbim e aktivitete të tjera kriminale.

Gjithashtu, mediat kolumbiane kanë raportuar se policia ka zbuluar edhe një laborator të përpunimit të kokainë në një zonë rurale pranë qytetit verior të Santa Martës, ku u gjetën edhe dy ton kokainë.

“Forcat ushtarake gjetën dy person të vdekur, ndërsa dy të tjerë ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se brenda nëndetëses mund të ketë pasur rrjedhje të karburantit. Dy personat u transportuan menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore”, ka thënë në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes në Kolumbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago