Në këtë javë, emisioni “Blic InterView me Astrit Gashin” e ka realizuar një reportazh për tërmetin e fuqishëm që e goditi Shqipërin mëngjesin e së martës, ku për pasojë mori 49 jetë njerëzish dhe la mijëra tjerë të lënduar.
Ata të cilët u ballafaquan me situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit ishin ekipet e kërkim-shpëtimit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës që asistuan në nxjerrjen e trupave nga rrënojat e objekteve.
Kapiten Besart Ahmeti ka dhënë më shumë detaje rreth angazhimit të policisë.
“Bashkarisht me Policinë e Shqipërisë kemi asistuar në të gjitha pikat ku ka pasur nevojë dhe kemi asistuar gjithashtu edhe në nxjerrjen e trupave nga gërmadhat. Ne nuk kemi arritur në orët e para dhe numri i njerëzve nuk ka qenë shumë i madh në të cilët kemi asistuar. Normalisht, jemi angazhuar në organizimin e situatës duke bashkëpunuar me Policinë e Shqipërisë. E kemi borxh dhe detyrë që t’i shërbejmë popullit”
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…