Euronews Albania ka mundur të sigurojë dosjen e autoriteteve italiane mbi sasinë rekord të kokainës, prej 5.3 tonë, të kapur në një pshkarexhë, në bordin e së cilës ndodheshin 5 persona.
Në mesin e personave të arrestuar është dhe një shtetas shqiptar i identifikuar si Elvis Lleshaj, 35-vjeç.
Guardia Di Financa e cila ka drejtuar operacionin, e ka cilësuar kapjen e sasisë rekord të drogës si një nga më të mëdhatë të kapura jo vetëm në Itali por në të gjithë botën.
Së bashku me shqiptarin, në bordin e peshkarexhës u arrestuan dhe 2 shtetas tunizianë, 1 shtetas francez dhe 1 italian.
Personat e arrestuar janë:
Në megaoperacionin e autoriteteve italiane morën pjesë dhe helikopterë, ku në një koordinim me Guarda Di Financan, mundën të kapnin sasinë rekord të drogës.
Operacioni nisi më 18 korrik, ku avionët evidentuan peshkarexhën me flamurin e Republikës së Palau nga ishujt e Paqësorit, së cilës iu afrua një varkë peshkimi italiane. Narkotrafikantët mundën të bënin kalimin e drogës nga peshkarexha me flamurin e Paqësorit tek anija më e vogël.
Hetuesit italianë evidentuan sasinë e madhe të pakove të bardha që po transportohej dhe ndërhynë duke finalizuar kapjen e sasisë prej 5.3 tonë kokainë.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…