BOTA

“Kasapi i Bucha”, urdhëruesi dhe ekzekutuesi i masakrës që tronditi botën

Masakrat e përgjakshme në Bucha të Ukrainës që tronditën mbarë opinionin ndërkombëtar, duket se e kanë personin përgjegjës në anën e ushtrisë ruse, që urdhëroi trupat të qëllojnë mbi civilët e pafajshëm.

Tashmë, me nofkën “Kasapi i Bucha-s”, Nënkoloneli Azatbek Omurbekov është komandant i Brigadës së 64-t të përfshirë në pushtimin e Bucha, një qytet në periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, i cili u mbajt i pushtuar nga ushtria ruse deri javën e kaluar.

Omurbekov, një ushtarak rreth 40 vjeç, i dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi në vitin 2014 për shërbimet e jashtëzakonshme të tij, tani akuzohet për organizimin e përdhunimit, plaçkitjes dhe vrasjes së pretenduar të qindra civilëve ukrainas gjatë tërheqjes nga Bucha.

Kremlini i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe pretendon se imazhet e civilëve të vrarë në rrugë dhe me duar të lidhura ishin një falsifikim i inskenuar nga vetë ukrainasit.

Sipas InformNapalm, një iniciativë vullnetare ukrainase që monitoron aktivitetet e ushtrisë ruse dhe shërbimeve speciale, Omurbekov u bekua nga një prift ortodoks në nëntor të vitit të kaluar përpara se të vendosej në Ukrainë.

Sipas ligjit ndërkombëtar, një komandant ushtarak është përgjegjës për çdo krim lufte të kryer nga trupat e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

4 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

20 orë ago