Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka nisur shpërndarjen e ndihmave, pako ushqimore për familjet në nevojë, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.
Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, në DebatPlus, në RTVD, ka thënë se ekipa e shoqatës janë çdo ditë në teren nëpër komuna për t’iu shpërndarë pakot e nevojshme.
Ai është shprehur se, ndihmat iu dërgohen fillimisht komunave që janë në karantinë dhe pastaj të tjerat.
“Për shkak të panikës, qytetarët edhe pse ndoshta nuk ishin në gjendje të rëndë sociale na thirrnin në shoqatë dhe kërkonin miell”, ka thënë Katrati.
Ai më tej ka theksuar se priten rreth tre mijë familje tu dërgohen ndihmat e nevojshme…
“Ne i marrim nga komunat e caktuar emrat e familjeve që kanë nevojë dhe pastaj i dërgojmë ndihmat. Komuna iu dërgon nëpër fshatra”, theksoi ai.
Deri me tani sipas Kastratit, Malisheva, Mitrovica, Klina janë ndër komunat që kanë nevojë më së shumti.