LAJME

Kastrati paralajmëron gjoba ndaj atyre që refuzuan të merrnin pjesë në regjistrim të popullsisë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka deklaruar se numri i serbëve të regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili ka përfunduar në muajin maj të këtij viti, është rreth 36 mijë sosh, por një pjesë e këtij komuniteti e ka bojkotuar procesin.

Në një intervistë për KosovaPress, Kastrati paralajmëron gjoba për të gjithë ata që kanë refuzuar të jenë pjesë e procesit të regjistrimit, ndërkaq duke folur për komunitetin serb, thotë se ata që nuk u regjistruan patën trysni.

“Numri i serbëve që kemi arritur t’i regjistrojmë është rreth 35-36 mijë përafërsisht, të dhëna që nuk i kemi publikuar ende. Po flasim për numrin e serbëve në jug, por edhe një pjesë është regjistruar në veri në këtë numër. Një pjesë e komunitetit serb në veri, pjesa dërmuese, nuk mori pjesë përkundër tentativës tonë, tri herë kemi përzgjedhur regjistrues, zgjedh një ekip, dil në terren. Kanë pasur trysni, ata nuk morën pjesë, një pjesë e tyre. Edhe statistikat do të bëjnë një vlerësim sipas kritereve, standardeve ndërkombëtare, dhe të dhënat finale që do të dalin në dhjetor, do të jetë e përfshirë edhe ajo pjesë me indikatorë tjerë”, ka thënë Kastrati.

Ndonëse procesi i regjistrimit ishte shtyrë për një javë më shumë, Kastrati thotë se vetëm një numër i vogël i qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë.

Kastrati ka bërë të ditur edhe përqindjen e popullsisë që ka mbetur pa u regjistruar sipas të dhënave preliminare.

“Të dhënat preliminare ne që kemi marrë, janë rreth 0.02 për qind e popullsisë që ka mbetur pa u regjistruar. Ne vlerësojmë se janë regjistruar 99.8 për qind. Kjo është një e mirë, sepse shumë pak shtete arrijnë në botë ta kalojnë 98 për qind. Nëse në fund kur e bëjmë raportin e kualitetit dhe gjithëpërfshirjes, vërtetohet që Kosova arrin të regjistrojë mbi 99.8 për qind që supozojmë ne, do të jetë ndër vendet top me gjithëpërfshirje. Ata që kanë mbetur pa u regjistruar, do të shikojmë të zbatojmë ligjin dhe besojmë se vetëm ata që kanë refuzuar do të kenë dënime sipas ligjit, por ata që nuk kanë pasur mundësi për arsye të ndryshme, nuk kanë qenë mirë me shëndet apo diçka tjetër, nuk do të merren masa”, tha Kastrati.

Kastrati tha se në shtator do të kenë analiza më të detajuara.

“Ata që nuk janë regjistruar do të gjobiten në muajt dhe vitet në vijim kur kanë nevojë për mbështetje nga institucionet, për dokumentacione e çështje tjera…Nëse nuk ka marrë pjesë në regjistrim, keni rast të fitoni një grant, nëse nuk je i regjistruar nuk llogaritësh që mund ta fitosh atë grant, përndryshe si rrugë e parë duhesh të shkosh të paguash dënimin që nuk ke marrë pjesë në regjistrim… Ndërsa persona fizikë, nuk po flas për komunitetin serb në veri, ata që nuk morën pjesë, sepse është çështje tjetër, por pjesa tjetër e komuniteteve në jug, vlerësojmë se maksimum janë rreth 2000 apo 2500 që nuk morën pjesë në regjistrim, por një pjesë e madhe e tyre për arsye të ndryshme të punës, studimeve, aspekteve shëndetësore, nuk kanë qenë rezident gjatë kohës së regjistrimit…Në shtator e kemi një analizë më të detajuar, as ne nuk i kemi të dhënat sa ka qenë refuzimi”, tha ai.

Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së thotë se të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë planifikohet të publikohen kah fundi i këtij viti dhe nuk pritet të ketë dallime të mëdha nga të dhënat paraprake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago