KRYESORE

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Pas grabitjes spektakolare të 19 tetorit (kur u zhdukën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro), duket se Luvri nuk po gjen dot qetësi. Muzeu më i vizituar në botë është i mbërthyer në një seri fatkeqësish që ndodhin njëra pas tjetrës: pas grevave të pafundme të stafit dhe mashtrimit me biletat, tani edhe uji po shkakton probleme.

Natën e kaluar, disa salla me vepra të shekujve XV dhe XVI u mbyllën për vizitorët për shkak të një përmbytjeje. Sipas medias franceze BFM, rrjedhja erdhi nga një tub i thyer në katet e sipërme, me ujin që arriti deri në sallat 706 dhe 707, të cilat u ndaluan për publikun. Aty ruhen vepra si “Kalvari me Shën Domenikun në lutje” i Beato Angelico-s dhe “Bekimi i Krishtit” i Bernardino Luini-t.

Corriere della Sera shkruan se tavani i shekullit XIX i realizuar nga piktori Charles Meynier në vitin 1819, një afresk i titulluar “Triumfi i pikturës franceze, apoteoza e Poussin, Le Sueur dhe Le Brun”, u dëmtua rëndë.

Drejtoria e muzeut konfirmoi se mbyllja është për një kohë të pacaktuar: “Këtë natë, në orën 23:30, një rrjedhje uji nga një tub i kaldajës në një ambient teknik shkaktoi dëme në tavanin e sallës 707, në hyrje të departamentit të pikturave, në krahun Denon. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe rrjedhja u ndal në orën 00:10.”

Kjo është hera e dytë në pak muaj që ndodhin përmbytje të rënda në Luvër: në nëntor u përmbyt Biblioteka e Antikiteteve Egjiptiane dhe u dëmtuan dokumente e vepra, ndërsa po atë muaj u mbyllën një galeri e antikiteteve greke dhe disa zyra për shkak të dobësisë strukturore të trarëve.

Mashtrimi me biletat prej 10 milionë eurosh

Kjo përmbytje ndodhi vetëm një ditë pasi muzeu njoftoi se ishte objekt i një operacioni policor që çmontoi një rrjet mashtrimi me biletat “në shkallë të gjerë”, me një dëm prej të paktën 10 milionë euro. Operacioni, i nisur pas një “sinjalizimi nga Luvri”, çoi në arrestimin e nëntë personave, mes tyre dy punonjës të muzeut, guida turistike dhe një person i dyshuar si organizatori kryesor (lexo këtu).

Hetimet nisën në dhjetor 2024, pasi Luvri kishte raportuar “praninë e shpeshtë të një çifti kinez që bënin guida, që futnin deri në 20 grupe turistësh bashkëkombës në ditë duke përdorur të njëjtat bileta disa herë për persona të ndryshëm”. Muzeu vlerëson se dëmi i shkaktuar arrin mbi 10 milionë euro gjatë një periudhe prej rreth dhjetë vitesh. Autoritetet sekuestruan 957 mijë euro në para të gatshme (67 mijë euro në valutë të huaj) dhe 486 mijë euro në llogari bankare, por prokuroria beson se të dyshuarit e kanë investuar pjesën më të madhe të fitimeve në pasuri të paluajtshme “si në Francë ashtu edhe në Dubai”.

Grevat që nga mesi i dhjetorit

Përveç grabitjeve, përmbytjeve dhe mashtrimeve, Luvri po përballet edhe me vështirësi të shkaktuara nga grevat e punonjësve, të cilët protestojnë kundër “kushteve gjithnjë e më të degraduara të punës” dhe “mungesës së mjeteve”.

Që nga mesi i dhjetorit, Luvri është mbyllur plotësisht katër herë, ndërsa në ditë të alternuara disa salla nuk janë të aksesueshme.

Christian Galani, përfaqësues sindikal i CGT-së, denoncon një “klimë mosbesimi të brendshëm, e forcuar muajt e fundit”. Ai tha se javën e kaluar mbi 300 punonjës u mblodhën në një asamble të përgjithshme dhe votuan unanimisht për vazhdimin e grevës së nisur më 15 dhjetor.

“Mungon një angazhim konkret” për rritjen e pagave të disa punonjësve, tha Galani, duke shtuar se ky angazhim është arritur vetëm për stafin e pritjes dhe sigurisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago