Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit po rriten sërish. Katër avion luftarakë gjuajtës kinezë hynë në hapësirën ajrore të Tajvanit. Ndërkohë, amerikanët po dërgojn aeroplanmbajtësen e tyre në ishull.
Kina ka reaguar për vizitën e mundshme të Nancy Pelosit.
Menjëherë pasoi reagimi i Pekinit zyrtar. 4 luftëtarë J-16 u regjistruan në jugperëndim të Tajvanit. Para kësaj, qeveria kineze theksoi se në rast të vizitës së Pelosit në ishull, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës nuk do të rrijë duarkryq.
Ndërkohë, amerikanët i lëvizin aeroplanmbajtësen dhe avionët e tyre më afër ishullit. Nikkei shkruan se marina amerikane dëshiron të krijojë një zonë tampon për avionin e Pelosit në rast të vizitës së saj në Tajvan.
Më 1 gusht, avioni i Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve u ul në Singapor. Kjo është ndalesa e parë e politikanes në turneun e saj Indo-Paqësor. Gjithashtu është planifikuar një vizitë në Malajzi, Korenë e Jugut dhe Japoni. Nuk përmendet Tajvani.
Ndërkohë, aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan u kthye në Detin e Kinës Jugore. USS America dhe anija sulmuese amfibe USS Tripoli janë afër Japonisë. Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, USS Essex dhe 36 luftanije të tjera dhe 3 nëndetëse amerikane janë të stacionuara në Oqeanin Paqësor
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…